Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shifrat alarmante, Evropa kalon dimrin më të ngrohtë në histori

schedule15:26 - 6 Mars, 2020

schedule 15:26 - 6 Mars, 2020

Evropa ka kaluar dimrin më të ngrohtë në histori, që nga dita që kanë nisur të mbahen regjistrime. Të paktën kështu kanë deklaruar shkencëtarët së fundmi.

Që nga fillimi i dhjetorit dhe deri në fund të shkurtit, temperaturat mesatare kanë qenë jo pak, por 3.4 gradë Celsiues sipër normales që është regjistruar nga vitet 1981-2010 dhe 1.4 gradë më e lartë se regjistrimet e marra nga vitet 2015-16.

 

Carlo Buontempo, drejtor i Copernicus është shprehur se krahasuar me vitet e shkuara, ky dimër ka qenë i ngrohtë në një mënyrë aspak të zakontë.

Buontempo u shpreh:

“Këtë variacion e kemi vënë re nga viti në vit, sidomos në vendet e tropikut, por ky dimër dallon nga të tjerët si shumë i ngrohtë.”

Gjithsesi, si duket, ngritja e temperaturave nuk ka ardhur vetëm si pasojë e ndryshimeve klimaterike. Sipas studiuesve, kjo situatë mund të përsëritet një herë në 50-100 vite. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!