Shifra tronditëse në Greqi: 105 viktima dhe 7,287 të infektuar në 24 orë

schedule16:45 - 22 Nëntor, 2021

schedule 16:45 - 22 Nëntor, 2021

Greqia vijon të regjistrojë shifra të larta infektimesh dhe rastesh fatale nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit, mediat në vend bëjnë të ditur se si pasojë e sëmundjes e kanë humbur jetën edhe 105 qytetarë.

Ndërsa rastet pozitive për sot janë 7,287, prej të cilave gjashtë u identifikuan në pikat hyrëse të vendit. Greqia vijon të regjistrojë shifra të larta infektimesh dhe rastesh fatale nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit, mediat në vend bëjnë të ditur se si pasojë e sëmundjes e kanë humbur jetën edhe 105 qytetarë.

Ndërsa rastet pozitive për sot janë 7,287, prej të cilave gjashtë u identifikuan në pikat hyrëse të vendit. Numri total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është 886,207 prej të cilëve 50.6% janë meshkuj.

Ndërsa, sa i përket rasteve të konfirmuara në shtatë ditët e fundit, 87 prej tyre kanë qenë persona që kanë udhëtuar jashtë ndërsa 2,477 të tjerë janë raste kontakti. Sa i përket rasteve fatale, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë regjistruar 17,425 viktima, 95% prej të cilëve ishin me sëmundje shoqëruese ose/dhe mbi 70 vjeç. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!