Në Maqedoninë e Veriut vijojnë të jenë të larta shifrat e rasteve te reja me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 12 persona dhe janë konfirmuar pozitive me koronaviruys 132 person.
Sipas statistikave të fundit 112 pacientë i janë shtuar listës së personave të shëruar.
Ndërkohë deri më tani numri i të infektuarve është 6209 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 2427 janë shëruar kurse 298 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin kemi 2484 raste aktive me Covid-19./abcnews.al

