Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Shifra të larta në Itali: Mbi 100 mijë raste të reja dhe 223 të vdekur nga Covid

schedule17:31 - 7 Janar, 2022

schedule 17:31 - 7 Janar, 2022

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 108 304 raste të reja me Covid nga 492 172 testime të kryera.

Norma e pozitivitetit qëndroi në 22% , nga 19.3% një ditë më parë. Kështu bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, sipas së cilës numri i të vdekurve është 223, duke e çuar totalin e vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në 138.697. Ndërsa, 27.582 njerëz u shëruan.

Sipas buletinit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, në Itali janë 1499 pacientë në terapi intensive.



Kujtojmë se Italia ka shtrënguar masat gjatë ditëve të fundit, ndërsa varianti Omicron është dominues dhe ka rritur numrin e infeksioneve. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!