Shifra të larta, COVID rikthen frikën në Greqi

schedule17:20 - 3 Nëntor, 2021

schedule 17:20 - 3 Nëntor, 2021

Greqia është në një gjendje alarmi si pasojë e koronavirusit. Ditën e sotme në vendin fqinj janë shënuar 6150 raste të reja me COVID-19. Krahasuar me dje, që ishin 6700 numri sot është më i ulët, por shifra prej mbi 6 mijë infektimesh është shumë e lartë.

Në të njëjtën periudhë, janë regjistruar 49 vdekje (dje ishin 59) me numrin e fataliteteve në total nga shpërthimi i pandemisë që ka shkuar në 16109.

Në Repartet e Kujdesit Intensiv janë 431 pacientë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë kryer 232.409 teste (PCR dhe të shpejta), me pozitivitet 2.65% (1.6% ishte dje).

Pas rritjes së rasteve, Greqia vendosi të shtrëngojë masat anti-COVID. Më shumë nga masat prekin të pavaksinuarit.

Sipas vendimit të ministrisë së Shëndetësisë të gjithë punonjësve të pavaksinuar, në sektorin publik apo atë privat, do t’u kërkohet të bëjnë dy teste në javë, të shpejta ose PCR./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!