Shifra Superioreje: Napoli prek fundin, kriza sjell braktisjen e tifozëve

schedule14:19 - 14 Janar, 2020

schedule 14:19 - 14 Janar, 2020

Napoli është zhgënjimi më i madh i këtij sezoni në Serie A. As ulja e Gennaro Gattusos në stol nuk po i jep fund rezultateve negative të nënkampionëve të Italisë, që renditen në vend të 11-te me 24 pikë. Ekipi ka pësuar më shumë humbje (7) sesa fitore (6), statistikë që konfirmon krizën e madhe.

Ecuria e dobët ka sjellë trishtimin dhe ftohjen e tifozerisë. Sot luhet ndeshja e Kupës së Italisë ndaj Perugias dhe në “San Paolon” prej 60 mijë vendesh do të ketë shumë pak tifozë.

Vetëm 4 mijë bileta janë shitur, një shifër e turpshme. Dita e ndeshjes dhe orari kanë ndikimin e vet, por kjo shihet më shumë si një protestë e popullit napolitan ndaj formës së keqe të ekipit. /abcnews.al