Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe vendi i parë në botë sa i përket numrit të personave që humbin jetën nga koronavirusi. Gjatë orëve të fundit në SHBA kanë humbur jetën 1 346 duke e çuar në 67 099 numrin e personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Ndërkohë janë konfirmuar 23 901 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 1 154 931 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Një ditë më parë, Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe ka autorizuar përdorimin e një ilaçi të krijuar për sëmundjen Ebola, për të trajtuar pacientët me koronavirus./abcnews.al