Shifra rekord në Greqi, 1882 raste të reja dhe 100 të vdekur nga koronavirusi

schedule17:13 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 17:13 - 3 Dhjetor, 2020

Në Greqi është shënuar sot një tjetër shifër e lartë të infektuarish dhe viktimash nga koronavirusi. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1882 raste të reja me virusin e rrezikshëm. Numri i përgjithshëm i rasteve është 111537, nga të cilat 52.9% janë burra.

Në orët e fundit 100 pacientë e kanë humbur betejën me sëmundjen, duke e çuar në 2706 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë. Mosha mesatare e viktimave është 80 vjeç dhe 96.5% kishin një sëmundje shoqëruese.

Ndërkohë sipas autoriteteve 622 qytetarë po trajtohen me intubim. g.v/abcnews.al