Shifra rekord në Argjentinë, konfirmohen 8,713 të infektuar dhe 287 viktima

schedule15:09 - 25 Gusht, 2020

schedule 15:09 - 25 Gusht, 2020

Argjentina ka raportuar numrin më të lartë të rasteve dhe viktimave nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Lajmin e ka dhënë ministria e Shëndetësisë në vend ndërsa informoi se brenda ditës humbën jetën 287 persona. Rekordi i mëparshëm, 282 vdekje në 24 orë, u raportua më 19 gusht. Ndërsa, bilanci total i viktimave në vend është 7.366.

Autoritetet e Shëndetit po ashtu raportuan një rekord prej 8.713 rastesh të reja me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në të paktën 350.867.

Rekordi i mëparshëm për raste të reja u vendos më 20 gusht, kur ministria raportoi për 8.225 të infektuar, shkruan abcnews.al

Argjentina ka numrin e gjashtë më të lartë të rasteve të konfirmuara në Amerikën Latine pas Kilit, Kolumbisë, Perusë, Meksikës dhe Brazilit dhe numrin e 12-të më i lartë të  vdekjeve në të gjithë botën, sipas raportit të fundit të Universitetit Johns Hopkins. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!