Brazili ka regjistruar mbi 400,000 viktima nga koronavirusi, vendi i dytë me numrin më të madh të infektuarve dhe viktimave. Ministria e shëndetësisë raportoi më shumë se 3,000 viktima gjatë 24 orëve, duke çuar numrin e përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë në 401,186.
Ndërsa niveli i vdekshmërisë së Covid-19 është rritur në Brazil, ekspertët theksojnë së të rinjtë janë burimi më i madh i infeksionit. Të dhënat nga java e parë e plotë epidemiologjike e janarit krahasuar me javën e dytë të prillit treguan se viktimat ishin kryesisht grupmoshat midis 20-29.
Në ndërkohë, fushata e vaksinimit në Brazil po zhvillohet me një ritëm të ngadaltë,rreth 6% e 210 milion personave në vend janë vaksinuar plotësisht./abcnews.al