Shifër tronditëse në Greqi, 121 të vdekur brenda ditës nga koronavirusi

schedule18:51 - 28 Nëntor, 2020

schedule 18:51 - 28 Nëntor, 2020

Në Greqi është shënuar sot shifër tronditëse viktimash nga Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit 121 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Numri në total i vdekjeve që nga shpërthimi i pandemisë në shtetin fqinj ka shkuar në 2223.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,747 raste të reja me koronavirus. Në spitalet greke po trajohen 606 pacientë  në intubim dhe mosha e tyre mesatare është 65 vjeç. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!