Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shi sot, vapë nesër, pastaj…! Si do të ndryshojë moti në Shqipëri deri në fund të majit

schedule12:07 - 19 Maj, 2026

schedule 12:07 - 19 Maj, 2026

Shqipëria po hyn gradualisht në atmosferën e verës, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 28°C gjatë ditëve të fundit të muajit maj.

Sipas meteorologes së IGJEUM, Anira Gjoni, kjo javë do të karakterizohet nga një rritje graduale e temperaturave, duke sjellë mot më të ngrohtë në të gjithë vendin. Megjithatë, dita e sotme do të shoqërohet me rikthim të reshjeve të dobëta dhe lokale, të cilat do të prekin të gjitha qarqet.

Reshjet pritet të ndërpriten nesër, ndërsa më pas do të rikthehen sërish në formë të dobët, kryesisht në zonat malore. Sipas parashikimeve, nuk priten problematika të lidhura me shirat gjatë kësaj jave. Muaji maj vijon të mbetet tipik për reshjet, ndërsa qershori pritet të sjellë një klimë më të thatë dhe më të qëndrueshme.



A po hyn Shqipëria zyrtarisht në verë? Moti duket se po jep sinjalet e para.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!