Shi prej dy muajsh, ngadalësohet puna në Rrugën e Kombit

schedule14:43 - 3 Qershor, 2019

schedule 14:43 - 3 Qershor, 2019

Projekti i rëndësishëm i infrastrukturës në Rrugën e Kombit siç është dublimi i urave në aksin Fushë Dukagjin-Morinë nuk do të përfundojë në Qershor. Puna po ecën me ritme të ngadalta për shkak të motit te keq dhe është ndërhyrë vetëm në segmente të veçuara. 

Prej dy muajsh reshjet e shiut në Kukës nuk kanë munguar asnjë ditë të vetme.

Këto fenomene natyrore që nuk kanë ndodhur kurrë më parë në sezonin e verës janë kthyer në pengesë edhe për realizmin e projekteve të rëndësishme të infrastrukturës në Fushë Dukagjin-Morinë.

Ky aks është shumë larg përfundimit. Në segmente të veçuara punohet nga koncesionari për hyrje dalje përgjatë rrugës, mbi nënkalimeve, rrethimit të saj. Por në ura është bërë asnjë ndërhyrje.

Punimet nuk do të mbyllen në Qershor, ashtu siç është premtuar nga Ministria e Infrastrukturës, por edhe vera me fluksin e pushuesve do të kalojë në të njëjtën situatë.

Përdoruesit e Rrugës së Kombit edhe këtë sezon do kalojnë mes gropave, tabelave orientuese të trafikut të devijuar herë pas here, mjeteve e makinerive të rënda që përpiqen të mbarojnë atë çfarë është nisur këtu e 10 vite të shkuara./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!