Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shi në rrugë, “diell” në PD/ Berisha parashikon motin politik: Rama dorëheqje në shkurt

schedule15:40 - 6 Janar, 2026

schedule 15:40 - 6 Janar, 2026

“Ja dielli, doktor të rrosh, shyqyr që e kemi”

Pas foltores, dielli në qiell nuk doli, Shqipëria u gdhi nën furtunë. Por në PD kanë mendim tjetër për motin.

“Dielli me shoshë nuk mbulohet.”- u shpreh Berisha.



Berisha nuk heq dorë. Sipas tij Karakas nuk është edhe aq larg Tiranës.

“Të dashur qytetarë dhe qytetarë, pavarësisht nga pretendimet e Edi Ramës se nuk ka vend për ndërhyrjen e Delta Forcës …. pasi sipas tij Shqipëria nuk është Venezuelë, por Ramaduro dhe Maduro janë si një pikë uji të pistë të ndarë në mes.” – shtoi kreu i PD.

Por në pritje të forcave ‘Delta’ të ngjisin maloren e Surrelit, i la një afat Ramës, por pas Shën Valentinit.

“Jep dorëheqjen sepse do të tërheqin dhe mos harro kurrë 20 shkurtin se çfarë dinë të bëjnë shqiptarët me kultet e rreme, me kultet satanike. Pra, jep dorëheqjen.”- tha ai.

I njëjti afat vlen edhe për Lapajn. Lapaj do protestë qytetare pa flamuj, doktori thotë se nuk është ky problem. Problem janë qytetarët.

“Nuk besoj se flamujt janë pengesë për bashkim. Tani të themi të vërtetën, nuk është se nuk do të deshironim të shihnim derdhjen pa flamuj të qytetarëve në shesh, por kjo nuk po ndodh” – vijoi me tej kreu i PD.

Por deri për Shën Valentin ka edhe 1 muaj kohë. Demokratët presin prej 12 vjetësh. Mund të presin edhe katër javë.

“Shiko, unë kam durim, nuk mërzitem”- përfundoi Berisha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!