Maliqi është një ndër zonat që është prekur nga reshjet e dendura të shiut mesditën e kësaj të shtune.
Gazetari Roland Beqiraj raporton për ABC News se pasojat e një rrebeshi që zgjati më pak se një orë në Bashkinë e Maliqit kanë lënë një sërë pasojash pas.
Sipas informacioneve mësohet se si pasojë e rrëbeshit janë shembur disa pemë, rrugë të përmbytura dhe dëme të pallogaritshme në kulturat bujqësore kryesisht në vreshta dhe në perime. /abcnews.al