Meterorologu Hakil Osmani nga MeteoAlb, ka zbuluar se kjo fundjavë do të jetë e nxehtë, megjithatë krahasuar me zonat e ulta, bregdeti do të jetë më i freskët.
Ai ka treguar për ABC News se gjatë javës që vjen presim një rënie të përkohshme të temperaturave, ndërsa në fund të muajit do të riaktivizohet java e të nxehtit dhe sërish një rritje e tyre.
“Ditën e sotme parashikohen të jenë vlerat rreth 39 apo 40 gradë celcius, në qytete si Elbasani, Berati dhe Fieri. Bregdeti do të jetë disi më freskët pasi parashikohet të jetë disi me vlerat 36 apo 37 gradë celcius gjatë mesditës së sotme. Në fakt dhe në ditët e nesërme do të kemi të njëjtat temperatura. Le të themi që fundjava ka sjellë një freskim të motit, pasi gjatë ditës së enjte dhe ditës së premte kemi pasur temperatura deri në 41 gradë celcius.
Kjo valë e të nxehtit që ka pushtuar Europën do të jetë deri në fund të muajit. Javën që vjen presim një rënie të përkohshme, ndërsa nga data 24-25 parashikohet të kemi riaktivizim i javës të së nxehtit dhe kemi sërish një rritje të temperaturave”, tha Osmani./abcnews.al