Shfrytëzimi i lumenjeve/ Peleshi: 42 leje në kundërshtim me ligjin

schedule15:43 - 22 Qershor, 2018

schedule 15:43 - 22 Qershor, 2018

Një agjenci e posaçme është ngritur për menaxhimin e ujërave. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e bëri të ditur, ndërsa tha se lejet e dhëna për rehabilitmin e lumenjve do të anulohen pasi janë në shkelje të ligjit. Ndërkohë katër drejtues të këshillave të baseneve ujore janë dërguar për ndjekje penale.

42 lejet e dheëna me argumentin e rehabilitimit të lumenjve në fakt ishin për shfrytëzimin e tyre.  Rezultatet e auditimit të nisur muaj më parë i publikoi ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi. Ministri gjithashtu deklaroi se është kërkuar anulimi i tyre, ndërkohë që katër drejtues të këshillave të baseneve janë dërguar për ndjekje penale.

“Për këtë arsye kemi dërguar për ndjekje penale 4 drejtuesit e këshillave të baseneve ndërkohë shfrytëzoj këtë komunikim publik  për t’iu kërkuar qoftë nga prokuroria qoftë nga policia që të veprohet me shumë forcë duke pasur parasysh se auditimi e ka nxjerrur nga e zeza në të bardhë shkeljen flagrante.

Të gjitha lejet e dhëna për shfrytëzimin e lumenjve, ato 42 leje që përmenda unë  janë në kundërshtim me ligjin, është vendosur dhe në Këshillin Kombëtar të Ujrave që t’u kërkohet këshillave të Baseneve që të anullohen këto leje sepse janë ato që japin këto leje. Semani dhe Shkumbini si këshilla të Baseneve e kanë zbatuar natyrisht ligjin, kanë anulluar lejet. Ndërkohë, Këshilli I Baseneve të Matit dua ta denoncoj publikisht  në fakt, nuk mjafton vetëm kaq, natyrisht ky është një apel dhe për të gjithë institucionet, ka votuar kundër prishjes së këtyre lejeve që janë në kundërshtim flagrant me ligjin“.

Ndërkohë që tashmë për administrimin e ujërave nuk do të jetë me përgjegjëse Ministria e Bujqësisë, por Agjencia e Menaxhimit të Ujërave.

“Unë jam i bindur që inspektoriati i ri që është krijuar i mjedisit dhe ujrave por dhe agjensia e baseneve por dhe shtuar këtu edhe institucionet e tjera që po bëjnë punët e tyre siç është drejtoria e policisë që është në krye të detyrës, në krye të aksionit, por unë do të apeloja më shumë forcë në zbatimin e ligjit sepse mesa duket ka akoma guximtar, siç është përshëmbull rasti i anëtarëve të këshillit të baseneve të Matit, të cilët ndonëse duhet të zbatonin ligjin dhe të anullonin lejet e shfrytëzimit të lumenjve kanë votuar kundër, pra kanë marrë guximin kundër ligjit”.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i kërkoi prokurorisë dhe organeve të tjera ligjzbatuese të verprojnë për të ndëshkuar paligjshmërinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!