Shfaqja “Të mirësjellshmit” sjell mesazhe edukuese për fëmijët

schedule18:30 - 24 Shkurt, 2019

schedule 18:30 - 24 Shkurt, 2019

Premiera “Të mirësjellshmit” me regji të Elona Hysenit solli mesazhe edukative dhe argëtim për fëmijët në skenën e teatrit  Metropol.

Regjizorja Elona Hyseni së bashku me një grup artistësh të rinj janë bërë bashkë në skenën e teatrit të Metrpolit për shfaqjen “Të mirësjellshmit”. Të kënduarit live, aktrimi dhe baleti u mirëpritën nga fëmijët që shijuan këtë shfaqje. Me këtë shfaqje përcollën mesazhe mjaft të vlefshme për fëmijët, si mirësjellja, mirënjohja, vetëbesimi, komunikimi dhe bashkëveprimi më pjesëtarët e familjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!