Rikthehet pas 20 vitesh Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit. Gara nisi me regjisoren Andia Xhunga me komedinë shqiptare “Tag” të Bashkim Hoxhës. Deri me 30 shtator, 14 trupa nga të gjitha trevat shqiptare do të servirin shfaqje ku dominojne pjeset e huaja, por që do të flitet shqip në dialekte të ndryshme.
Pas 20 vitesh rikthehet Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit. Kjo ngjarje e rëndësishme teatrore çeli edhe sezonin artistik në art turbina. Hervin Çuli e cilëson si ngjarje rikthimin e këtij aktiviteti, që kësaj here vjen me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. Presidenti i festivalit dhe kryetari i jurisë, aktori i njohur Ndriçim Xhepa, propozon vijimësinë duke u zhvilluar një herë në 2 vjet. Regjisorja Andia Xhunga çeli festivalin me komedinë shqiptare “Tag”.
Kjo komedi trajton temën e rrjeteve sociale, përkatësisht interaktivitetin në rrjetin social Facebook, ku shpesh kanë humbur komunikimin me njerëzit. Por siç ndodh shpesh edhe në këtë festival dominojnë pjesë të huaja, ndërsa dramaturgjia shqipe është në minorancë. Ky festival duket sikur vuri paqen edhe mes aktorëve, pasi një pjesë e të cilëve e kanë kundërshtuar u bënë pjesë e spektatorit duke ndjekur shfaqjen.
14 trupa teatrore nga të gjitha trevat shqiptare do të servirin një mozaik kulturor nga të gjitha trevat shqiptare, ku do ku flitet gjuha shqipe dhe në fund do të ketë edhe çmime të cilat vlerësohen nga juria./abcnews.al