Shfaqja protestë kundër përdhunimit e regjisores Ema Andrea, ngre siparin 4 muaj pas pandemisë

schedule18:05 - 2 Korrik, 2020

schedule 18:05 - 2 Korrik, 2020

Një muaj pas protestës masive kundër përdhunimit, artistët e skenës së pavarur  u bën bashkë. Të thirrur nga Ema Andrea që të protestojnë mbi përdhunimin  me art. Nga dera , ku u formuan   si artist, Universiteti i arteve ata realizuan shfaqjen protestë

Këto shfaqje janë të veçanta sepse shfaqen vetëm një herë sepse nuk kanë kohën për tu pjekur. Ka dhe faktin e emocionit pasi artistët janë mbledhur si në ëndërra për të realizuar një shfaqje përballë realitetit, për të qenë përballë politikës dhe shoqërisë, emocioni në këtë rast është edhe njerëzorë. Kishte interes të madh të njerëzve dhe mediave, nuk është hera e parë, por duket se ka ardhur momenti për një gjë të tillë”, është shprehur Andrea.

 Një nga aktoret pjesëmarrëse në shfaqje ka treguar emocionet e marra ku thekson se i vinte për të qarë dhe kur mbaroi gjyqi

“Do të ishte më e mira që zëri të shkonte dhe në vendet më të errëta ku ka më shumë nevojë, në vendet ku shoqëria është më rurale dhe më e pavëmendshme ndaj këtyre ngjarjeve”, ka thënë një tjetër aktor i shfaqjes.

Kjo është edhe shfaqja e  parë pas 4 muaj ndërprerje të jetës artistike nga  pandemia .

“Këtë të dytën nuk e kam bërë me dashje,por kjo është nevoja e artistëve për të treguar forcën e tyre, forcën e veprës së tyre,  përtej asaj që ndodh në vendin tonë në mungesë të ligjit dhe koronës. Është misioni i artistëve që tu flasin shoqërisë për problematikës së tyre”, ka theksuar regjisorja.

Kjo shfaqje u sponsorizua nga  shpirti i lirë i artistëve, të cilët si qëllim kanë angazhimin kundër fenomeneve negative në shoqëri./abcnews.al