Eva ‘dorëzohet’ para finishit/ Notarja ndalon garën 10 km nga Vlora

schedule12:48 - 23 Qershor, 2023

schedule 12:48 - 23 Qershor, 2023

Mbi 27 ore ne det, Eva Buzo nuk ja doli dot ta realizonte enderren e saj.

Sfiden per te pershkuar me not kanalin e Otrantos e ndërpreu rreth mesdites se te enjtes per shkak te problemeve shendetesore qe shfaqi gjate udhëtimit.

Nga kripa e tepert pesoi probleme me artikulimin ndersa pati edhe pickime nga kandilet e detit.

Nuk e pati te lehte por me not mundi te arrije deri ne Karaburun.

Ky eshte momenti kur mberrin ne Portin e Vlores dhe me ambulance transportohet ne me urgjence drejt spitalit te qytetit.

Mjeket thane se 35-vjeçarja ishte teper e lodhur, nuk mundi t`ju përgjigjej pyetjeve te tyre dhe do te vazhdoje te qendroje ne reanimacion.

Trajneri po ashtu tha se Buzo e ndërpreu udhëtimin per shkak te lodhjes.

35-vjeçarja shqiptare u nis te enjten ne mengjes nga Brindisi drejt Vlorës, duke arritur me not deri pranë Karaburunit.

Ajo ishte e lodhur, ka kaluar 25 ore ne det. Nuk ndodhi gje ne det. Tani eshte mire, ka bere disa kontrolle, por nuk ka probleme shendetesore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!