U shfaq në ekranin e madh të kinemasë filmi artistik i regjisorit Besnik Bisha, “Inane” bazuar në romanin e Besnik Mustafajt. Një histori dashurie 30-vjeçare, vjen e jetësuar nga Anila Bisha dhe Neritan Liçaj.
“Inane” ose e “pamend” si dashuria, Besnik Bisha sjell në kinema një histori të pazakontë dashurie bazuar në romanin e Besnik Mustafaj, “Vera pa kthim”. Autori i cili ishte skeptik në fillim për ekranizimin e veprës, pas shijimit të filmit ka këtë mendim.
Anila Bisha e cila i jep frymë Sanës ndan rolin me të bijën Rean, ajo jeton ëndrrën e dashurisë në moshën e rinisë. Ndërsa Sana vazhdon të pres dashurinë për Gorin i cili jetësohet nga Neritan Liçaj.
Besnik Bisha pranon se të bijën Rean e përfshiu në film fillimisht si ngjashmëri me të ëmën, por më pas e befasoi si aktore. Pas premierës ku morën pjesë kineastë, aktorë dhe dashamirës së kinemasë. Filmi vazhdon të shfaqet në kinema për një jave./ABC News Albania