Sheshel: Serbia duhet të mbështesë Assad-in

schedule14:05 - 16 Prill, 2018

schedule 14:05 - 16 Prill, 2018

Lideri radikal serb, Vojisllav Sheshel, u shpreh se Serbia duhet të mbështesë dhe të mbrojë Presidentin e Sirisë, Bashar Al Assad. Sipas mediave serbe, ai theksoi se Beogradi duhet të bëjë të qartë qëndrimin e tij për sulmet ajrore në Siri të ndërmarra të shtunën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca.
Sheshel tha se qeveritarët sirianë dhe populli sirian dënuan në atë kohë sulmin ajror ndaj Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999. Lideri radikal tha se partia e tij përshëndet veprimet e presidentit sirian Bashar al Assad dhe fitoren e tij kundër Perëndimit, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Francës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!