KORÇË- Një bombul gazi që përdorej për gatim ka shpërthyer në një banesë në Korçë dhe për pasojë një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur Abcnews mëson se ngjarja është shënuar në lagjen “Radanec”. Policia thekson e se shtetasi Klodian Gjoka ka pësuar djegie në disa pjesë të trupit, por fatmirësisht mjekët thonë se ndodhet jashtë rrezikut pët jetën.
“Më datë 30.01.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr.17, Korçë, ka shpërthyer një bombul gazi në banesën e shtetasit K. Gj., rreth 40 vjeç. Ky shtetas për pasojë ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al