Sherri për kullotat me një viktimë në 2007/ Dënohet me 18 vite burg Viktor Omeri dhe shoku i tij

schedule15:06 - 29 Korrik, 2024

schedule 15:06 - 29 Korrik, 2024

Gjykata e Apelit Vlorë ka dënuar me nga 18 vite burg Viktor Omerin dhe shokun e tij, Fadil Telushi, pasi në vitin 2007 vranë Kleo Gërdhuqin në Vlorë, pasi një sherri  për motive pronësie mbi disa kullota.

Viktor Omeri bashkë me shokun e tij, kishte bashkëpronësi një tufë bagëtish dhe për ruajtjen e bagëtive të tyre ata kishin punësuar një person. Ngjitur me këtë kullotë ndodhej edhe një stan dhe kullota e Kleo Gërdhuqi.

Por në datën 9 gusht 2007, në afërsi të stanit, në vendin e quajtur “Moçale” në fshatin Bestrov të Vlorës, rreth orës 08:30 është vrarë me armë zjarri Kleo Gerdhuqi.

Ditën e ngjarjes vëllai i viktimës e kishte parë në rrugën kryesore bagëtitë e vëllait të tij, viktimës Kleo Gërdhuqi të pashoqëruara, kjo ka qene arsyeja që ai ka shkuar drejt vendit ku rrinte ai, duke e gjetur të vrarë në afërsi të stanit të tij.

Gjatë hetimi është mësuar se, në trupin e viktimës Gërdhuqi janë konstatuar tetë plagë me armë zjarri, në kokë, kraharor, bark dhe në gjymtyrë, të cilat kanë sjellë shokun hemoragjik, e më pas vdekjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!