Tre persona të plagosur me thikë kanë mbërritur mbrëmjen e së martës në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi u përfshinë në një sherr në qytetin e Bulqizës.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur fillimisht brenda një lokali. Më pas të rinjtë kanë dalë jashtë ambienteve për t’u sqaruar, por debati ka degraduar në përplasje fizike, ku është përdorur edhe thika.
Të plagosur kanë mbetur Fluturim Tolle, 26 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, Adhurim Koçi, 26 vjeç dhe Renaldo Dauti, 22 vjeç.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al


