Sherri nisi me fjalë e përfundoi me plumba, detaje nga plagosja në Korçë

schedule18:26 - 2 Mars, 2021

schedule 18:26 - 2 Mars, 2021

Një përplasje që ka nisur verbalisht ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve në Korçë. 45-vjeçari Igli Qani, ka marrë një plumb në këmbë pas sherrit që nisi për motive të dobëta.

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa i plagosuri ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën. Plagosja ndodhi në një rrugicë të pandriçuar ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

NJOFTIMI 

“Më datë 02.03.2021, rreth orës 17:50, në lagjen nr. 5, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se është dëmtuar në këmbë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi I. Q., rreth 45 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!