“Lejohen” grushtat në Kuvend/ Dhuna e Nallbatit ndaj Sinajt, SPAK: Nuk provohet goditja

schedule12:59 - 28 Tetor, 2024

schedule 12:59 - 28 Tetor, 2024

Gjykata e posacme ka pranuar kerkesen e spak per pushimin e hetimeve ne lidhje me konfliktin e ndodhur ne parlament mes deputeteve Bledion Nallbati e Vullnet Sinaj. Sipas SPAK nuk provohet ekzistenca e vepres penale te goditjes per shkak te detyres.

Vendimi është marrë të hënën nga gjykata e posaçme, pas veprimeve hetimore të drejtuara nga prokurori Elvin Gokaj.

Kërkesa iu drejtua Gjykatës së Posaçme më 16 shtator të këtij dhe sipas spak nuk vërtetohet ekzistenca e faktit tipik, atij të goditjes për shkak të detyrës, qoftë nga ana e Bledion Nallbatit, apo qoftë nga ana e Vullnet Sinajt.

Incidenti ndodhi në seancën parlamentare të 30 tetorit të vitit 2023.

Gjatë skenarit për kaos të Partisë Demokratike për të mos lejuar zhvillimin normal të seancës pa plotësuar kërkesat e tyre, deputeti Bledion Nallbati iu afrua deputeti socialist Vullnet Sina që po fliste nga karrigia e tij.

Në një moment mes tyre pati konfrontim fizik që degjeneroi deri në përdorimin e grushtit nga ana e Nallbatit drejt Sinajt. Kallezim ne spak u depozitua nga te dy grupimet politike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!