Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sherri mes adoleshentëve për një koment në “TIK TOK”/ Flasin banorët e zonës: Jemi të tronditur

schedule11:15 - 27 Nëntor, 2025

schedule 11:15 - 27 Nëntor, 2025

Sherri mes adoleshentëve në Durrës, për një koment në “Tik Tok” degradoi në përdorimin e thikës. Si pasojë 15-vjeçari u godit me thikë 4 herë pas konfliktit me një 14-vjeçar.

Sherri ka nisur jashtë ambienteve të shkollës. Banorët e zonës janë shprehur të shqetësuar, për këtë situatë.

Ata kanë ngritur alarmin për përdorimin e lëndëve narkotike, pasi theksojnë se një pjesë e madhe e adoleshentëve të zonë janë përdorues të këtyre substance.

Po ashtu shprehen të alarmuar edhe për fenomenet në rrjete sociale.

“Ka degraduar shoqëria, familja. Po ashtu ka përgjegjësi komuniteti, mësuesi e shteti dhe kjo vjen zinxhir”, thotë një banor.

Ndërkohë në dëshminë e tij 14-vjeçari që dyshohet se qëlloi 4 here me thikë bashkëmoshatarin e tij gjatë një sherri të ndodhur në lagjen 14 në Durrës, fillimisht ai ka shfaqur pendese.

Ai ka deklaruar se sherri mes tyre kishte nisur pas një konflikti që kishin pasur disa dite më parë në rrjetet sociale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!