Sherri me shkopinj beisbolli në Bashkinë e Dibrës, arrestohet nënkryetari

schedule21:16 - 31 Janar, 2018

schedule 21:16 - 31 Janar, 2018

Disa orë pas sulmit ne bashkinë e Dibrës, policia ka arrestuar nënkryetarin e kësaj Bashkie Ernolt Canin 34 vjeç dhe ka shpallur në kërkim Bekim Bitrin punonjës administrate. Zyrtarisht të dy akuzohen se kanë goditur e rrahur zyrtarë të Bashkisë, midis tyre Drejtorin e Burimeve Njerëzore. Të katër zyrtarët janë në spital me plagë të shkaktuara nga sende të forta.  Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure.  Fillimisht u rrah truproja e kryetarit të Bashkisë, Hektor Daci dhe më pas drejtori i personelit, Drini Mataj. Gjatë përplasjes ndërhynë edhe punonjës të tjerë të bashkisë. I pranishëm gjatë konfliktit ka qenë edhe kryetari bashkisë Dibër Muharrem Rama. Ai deklaroi se një grup prej 20-30 personash pjesë e të cilëve edhe të punësuar në Bashkinë Dibër, militantë të PDIU-së, me në krye Zv.Kryetarin e Bashkisë Z.Olti Cani, i PDIU-së, kanë dhunuar një pjesë të stafit të Bashkisë.  Dhunuesit kanë pasur për qëllim të ushtrojnë presion mbi personelin e Bashkisë në mënyrë qe të ndikojnë në vendimet e tyre në funksion të interesave të tyre partiake e klanore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!