Një sherr i ndodhur në një lokal nate në Greqi, ka shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur. Mediat greke kanë publikuar të dhëna të reja nga ngjarja e rëndë, ndërsa raportohet se shkak i këtij sherri janë motive banale.
Një grup i të rinjve që ndodhej në lokal kanë debatuar me një grup tjetër. Në një moment një prej personave kanë nxjerrë armën dhe një tjetër ka sulmuar me thikë.
Nga ky konflikt, viktima 23-vjeçar u godit me thikë në qafë dhe për pasojë humbi jetën, ndërsa 26-vjeçari mbeti i plagosur me armë zjarri. Hetimet janë ende në vijim për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
/abcnews.al/