Sherri me Luçiano Boçin, Luca fyen gazetaren: Kam një shenjë qe po ta tregova s’do të vijë mirë

schedule15:55 - 18 Mars, 2021

schedule 15:55 - 18 Mars, 2021

Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi deklaroi se është dhunuar nga biznesmeni Gjergj Luca. Po krejt ndryshe pretendon ky i fundit. Në një deklaratë për mediat ai shprehet se jo vetëm është dhunuar, por edhe grabitur nga Boçi, i cili sipas tij i ka marrë telefonin në momentin kur janë përplasur në një lokal.

Luca tha se pretendon të gjejë të drejtën e tij në momentin kur të hapen dhe kamerat e sigurisë në vendin kur ka ndodhur sherri, por në fund ka edhe një mesazh fyer për gazetaren e cila e pyet nëse ka shenja nga përplasja me ish-deputetin demokrat. “Unë kam një shenjë që me ta kallëzuar që po vazhdon me këtë telefonin e kuq në dorë, ty nuk do të vijë mirë. Unë në punë time, ti do me bërë gallatë”, shprehet ai.

“Çfarë me të thënë unë. Politikan që sillet si rrugaç unë nuk jam mësuar me njoft.  Rasti i parë që u ndesha me një politikan rrugaç. Çfarë doni me ditur. Unë t’u u fut me pi kafe. Ky ishte vet i tretë a vet i dytë nuk e di. Filloi duke fy, iu ktheva i thashë ça ke o zotëri, më le në punën time. Ke tentuar disa herë me më fyer, unë nuk kam folur, pse po më ngacmon. Edhe filloi, duke fy, duke gjujt.

 

 

Donte me çdo kusht një incident. Më vjen zor se nuk jam mësuar me dalë nëpër kamera. Ti je ajo gazetarja që ke ardhur e ke ndjekur gjithë problemet. E mbani mend atë shkollën kur u ulën njerëzit mes rrugës me motivin se unë kam marrë shkollën për ta bërë dyqan peshku. Tentativa e dytë e Luçianos si rrugaç ishte kur nxori ata komshinjtë e mi.

Unë në punë time duke hyrë në lokal, duke pirë kafe dhe ky të të provokojë, të të shajë. Me thënë të drejtën andej nga vij unë nuk jam mësuar me ndërruar fjalë në këtë mënyrë. Boçi ishte me një njeri duke bërë biseda te dera. Unë isha duke hy me pi në kafe. Më kanë grabitur edhe telefonin. Më kanë marrë telefonin dhe nuk ma japin.

Ishalla policia i ka marrë kamerat dhe ta zbardhë që ky jo vetëm është rrugaç por edhe grabitës. Edhe kamarieri e ka parë që më ka marrë telefonin. Unë nuk jam me bërë këtë leksione. Unë jam i dhunuari. Unë kam një shenjë që me ta kallëzuar që po vazhdon me këtë telefonin e kuq në dorë, ty nuk do të vijë mirë. Unë në punë time, ti do me bërë gallatë”, thotë Gjergj Luca.

I kontaktuar nga abcnews.al Boçi u shpreh se ishte në një takim elektoral dhe Luca i është afruar, e ka ofenduar si dhe ka pasur përplasje fizike. Boçi gjithashtu thotë se gjatë përplasjes biznesmeni e ka kërcënuar me jetë./mv.abcnews.al