Debati i fortë mes Einxhelit dhe Donaldit ka bërë Beniadën të ndihet keq, pasi është e afërt me të dy banorët.
Ndërkohë, Einxhel është mërzitur, pasi shoqja e saj nuk ka mbajtur një qendrim. Mbrëmjen e sotme, modelja tha se është sqaruar me Einxhelin, teksa theksoi se nuk po bën strategji.
LEXO EDHE: Einxhel-Donaldit: Kur unë i kam bërë intervistë Mozzikut, ti ishe duke bërë patinazh te ‘Lungo Mare’
“Nuk i kam ulur dhe ofenduar asnjëherë. I kam ndihmuar dhe mbështetur. Nuk kam pasur strategji. Kur Einxhel ka pasur gabim, i kam thënë këtu nuk e ke mirë.
Kur kam parë diçka që nuk ka qenë e drejtë për mua, e kam thënë gjithmonë.
Në këtë pikë, është e vështirë. kur dy shokë zihen për një situatë që ka ndodhur jashtë shtëpisë, unë e kam të vështirë të them kush është mirë e kush keq. Por Donaldit i kam thënë për fjalët e papërshtatshme që tha ndaj Einxhel.
Unë kam qenë gjithmonë afër Einxhelit, e kam treguar me vepra, por kur zihet Einxheli me Donaldin, unë nuk kam pse të ndërhyrë”, u shpreh Beniada./abcnews.al