Sherri me Auron Taren për jahtin luksoz, Pjerin Ndreu në krah të vëllait: Kemi gjithë jetën që përballemi si familje

schedule10:17 - 6 Prill, 2020

schedule 10:17 - 6 Prill, 2020

Ka shkaktuar një debat të fortë vendimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare për të mos lejuar qendrimin në portin e Durrësit të jahtit “Maltese Falcon” me arsyetimin se kalata duhej mbajtur e lirë për anijet tregtare.

Auron Tare, si agjent që do të mundësonte futjen e jahtit në port dhe furnizimin e tij akuzoi Paulin Ndreun, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Detare se largoi jahtin me dhunë nga porti ndërkohë që priste të furnizohej me karburant dhe ushqime.

Ndërkohë, Ndreu iu përgjigj Tares përmes një postimi në Facebook se jahti kishte kërkuar të qendronte dy javë në port duke zënë kalatën, ndërsa nuk kishte pranuar as të furnizohej gjatë të premtes duke u larguar më pas vetë nga porti.

Lexo edhe: Përzihet me të shara dhe kërcënime një ndër jahtet më të famshëm në botë: Kapitenit iu tregua burgu

Në mes të këtij debati është futur edhe ish-deputeti socialist, aktualisht kreu i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, vëllai i Paulin Ndreut.

Në një koment në Facebook, Ndreu i kërkon të vëllait të qendrojë strikt me ligjin duke theksuar se familja e tyre ishte përballur përherë me të padrejtën.

“Qendro strikë ne mbrojtje te ligjit. Kam besim te ti se ben gjene e duhur. Madhesia, luksi qe paraqet Jacht nuk jane arsye me mbylle syte e me shkel ligjin.

Keqperdorimini ketyre termave qe gjoja po demtohet turizmi, kur ai nuk ekziston askund, eshte djallezore. Bota ka tjeter hall dhe turizmi vuan Covid-19 jo tekat e dikujt kushdoqofte.

Tregoju vendin kujdo qe mendon se mund te tregoje forcen kur ti je korrekt. Kemi gjithe jeten si familje qe perballemi ! Nuk kemi bere dhe nuk kemi per te bere kurre nje gje te paligjshme.

Korrektesa, ligjshmeria dhe emri yne dikujt i vret syrin, por nuk e ndihmojme dot. Ec para vella. Pa keto pengesat nuk behesh ai qe duhet”, shkruan Ndreu në Facebook.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!