Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Sherri me 3 të lënduar në një shkollë në Selanik, arrestohet 17 vjeçari shqiptar

schedule09:42 - 22 Shkurt, 2023

schedule 09:42 - 22 Shkurt, 2023

Një 17-vjeçar është arrestuar për përfshirje në sulmin e ndodhur të hënën e kaluar ndaj tre adoleshentëve, pas përfundimit të një ndeshje futbolli për kampionatin shkollor, në komunën Pylaia Hortiatis.

Siç njoftoi policia, i riu me origjinë nga Shqipëria është arrestuar në qendër të Selanikut. Ai akuzohet se së bashku me disa persona të tjerë, i ka sulmuar me sende druri, si shkopinj.

Si pasojë një prej 15 vjeçarëve është goditur në kokë, i cili është dërguar në spital ndërsa dy personave të tjerë iu dha ndihma e parë



Një ngjarje e njejtë ka ndodhur të premten, në të njëjtin stadium dhe për të njëjtën ngjarje, kur një 16-vjeçar vendas ka kërcënuar me thikë një mësues dhe e ka goditur.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!