Konkurrentja e “Style Star Show”, Alda Mehmetaj është shpallur deri më tani dy herë fituese e spektaklit, që trasmetohet çdo të premte në ekranin e ABC.
Ajo ka spikatur për stilin e saj të veçantë, por edhe për qendrimet e saj të drejtëpërdrejta.
Në një intervistë të zhvilluar nga gazetari i Abcnews.al, Ermal Vaka, Alda ka zbuluar shumë të fshehta.
E pyetur për sherret me konkurrentet e tjera, ajo ka veçuar Dhespinën, pasi për njërën prej netëve kjo e fundit i ka dhënë më pak pikë se meriton.
“Nuk është se ka konflikt, thjesht ne nuk kuptohemi fare me njëra-tjetrën. Jemi dy tipe të kundërta, respektojmë njëra-tjetrën. Unë e respektoj nga ana ime, por që ka pasur keqkuptime”, u shpreh Alda
Sakaq, ajo ka folur edhe për raportin me jurinë, veçanërisht për debatin me Nikon. Alda ka deklaruar se e ka çuditur fakti që ai e vlerësonte shpesh me notën “3”.
“Ndodhi tre netë rresht ku më vinte tresha dhe unë e quaja veten ‘uau’. Këtë nuk e them unë, e thonë njerëzit. Ndodhi një moment që ai po më vlerësonte poshtë dhe unë doja të dija a jam mirë, a jam keq”, përfundoi konkurentja.
Për më tepër, ndiqni intervistën e plotë:
/abcnews.al


