Këtë të martë në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ishin të ftuar Romina Gjinali, Jeta Kasemi dhe Artmis Zoga të cilët biseduan për festivalet verore që organizohen tanimë prej vitesh në vendin tonë.
Ndalur në këto festa, Romina nënvizoi se është momenti kur një blogere i gërshenton të dyja edhe punën dhe kënaqësinë. Po a ka një snobizëm në këto festa te cilat përfshijnë çdo grupmoshë, 18, 25, 30 vjeçar apo dhe më të rritur.
“Nëse dikush ka dëshirë të shkoj në festival mund të shkoj, ka snobizëm. Unë personalisht nuk shkoj tek pjesa e shishave dhe pjesa prive, me duken shumë të ekzagjeruara. Nëse është një festival të gjithë duhet të jenë aty në rërë”, pohoi Romina.
Jeta Kasemi nënvizoi se gjithmonë e më shumë këto festa po bëhen komerçale. Gjithashtu pohoi se siguria është më e madhe në festivale se sa në klabe, megjithëse janë festa që kryesisht paragjykohen për alkolin dhe lëndët narkotike.
“Sherret banale ndodhin nëpër klabe brënda dhe jashtë Tiranës se sa në festivale të tillë”, tha Kasemi.
Po ashtu Artemisi e pohoi më shumë ate që Jeta tha, duke shtuar se “siguria më e lartë në Shqipëri është brenda një festivali. Janë me safe se çdo vend tjetër në Shqipëri. Arrijnë të mbajnë deri në 10 mijë persona brenda një territori me alkol pa fund dhe del më safe se në shtëpinë tënde”.
Ermali i pyet nëse i shkon dikujt në mendje që aty mund të gjejnë dashurinë?! Artemisi tha duke qeshur se mundësia është e madhe, madje ka pasur edhe propozime për martesë./abcnews.al