Sherr Rama-Bardhi në Kuvend, Kryeministri: S’jam Edi Paloka unë. Lulzim, mbaj qetësinë aty! Ishim më mirë me Saliun

schedule12:26 - 15 Nëntor, 2021

schedule 12:26 - 15 Nëntor, 2021

Është shoqëruar me ndërhyrje të shumta nga salla replica e kryeministrit Rama ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Gjatë  fjalës së tij, Rama përmendi shpenzimet për Rrugën e Arbrit duke bërë një krahasim me Rrugën e Kombit.

Ju u nisni rrugët me një buxhet dhe pastaj, bëhet një buxhet i dytë, pastaj një i tretë, e kështu me radhë. Merrni shembullin e rrugës Tiranë-Elbasan. Keni bërë një llum në të gjithë Shqipërinë”, tha Rama duke shkaktuar reagimin e Gazment Bardhit nga vendi, i cili tha se kishte qenë qeveria Rama ajo që ndryshoi buxhetin disa herë për rrugën Tiranë-Elbasan.

Ndërkohë që Bardhi fliste nga vendi, Rama kërkoi disa herë që të lihej të fliste. “Ore nuk jam Edi Paloka unë, por më ler të flas“, tha Rama.

Ore ça është kjo? Ju ndërpreva unë ku flisnit ju?”, tha Rama.

Pasi nuk mundi dot të fliste qetësisht, Rama i kërkoi Bashës që të mbante qetësi mes të vetëve.

Ore, që më qesh aty, a ka mundësi të vesh qetësinë aty? Të ndërpreva unë ty, kur fole?”, tha Rama duke theksuar se salla ishte më mirë kur ishte Berisha aty dhe jo ata që e kopjojnë.

Por origjinali është më mirë se kopja”, tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!