Sherr për vendin e taksisë, dy vëllezërit tentojnë të vrasin 45-vjeçarin

schedule13:42 - 15 Mars, 2022

schedule 13:42 - 15 Mars, 2022

Një sherr për vendin e taksisë për pak sa nuk është kthyer në tragjedi në Tiranë. Rapotohet se Anxhelo Dashi dhe Endrit Dashi janë arrestuar nga policia për shkak se kanë tentuar të vrasin me thikë Vladimir Mesinin.

ABC mëson se të tre personat e përfshirë në këtë ngjarje punonin si taksistë dhe kanë nisur një debat për vendin e parë ku do qëndronte taksia. Pas debateve sherri ka devijuar në përdorimin e forcës dhe në përdorimin mjeteve prerëse.

Njoftimi i policisë:

Tiranë – Tentuan të vrisnin me mjet prerës një 45-vjeçar, vihen në pranga dy vëllezër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. D., 23 vjeç dhe E. D., 26 vjeç, (vëllezër), banues në Selitë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Këta dy shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Prokop Mima”, kanë tentuar të vrasin me mjet prerës shtetasin V. M., 45 vjeç, banues në Selitë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thika).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!