KAPSHTICË- Dy shoferë kamionësh nga Tirana, përfshihen në konflikt me njëri-tjetrin në doganën e Kapshticës.
Njëri prej shoferëve, përkatësisht Artur Arapaj, ka qëlluar me thikë në bark Julian Todhe, ndërsa i dëmtuari po transportohet drejt spitalit të Korçës.
Autori është vënë në pranga dhe po merret në pyetje.
Paraprakisht mendohet se shkak i konfliktit që përfundoi në plagosje me thikë ishte radha për të kryer procedurën e skanerit./abcnews.al