Sherr në Shkodër, 50-vjeçari dhunon fqinjen dhe më pas e fut nën rrotat e makinës dhe i thyen këmbët: Donte të më vriste

schedule16:11 - 20 Shtator, 2020

schedule 16:11 - 20 Shtator, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në njësinë Guri Zi në Shkodër. Një 50-vjeçar, Hilë Simoni është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohet se ka futur nën makinë një komshie të tij, Katrina Hilën 54-vjeçe, pasi më parë e dhunoi.

Policia deklaron se Hilë Simoni e përplasi qëllimisht me mjetin e tij tip “Mitsubishi” gruan duke i thyer këmbët, e cila është dërguar për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin Traumës Tiranë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Simoni është arrestuar në tentativë për t’u larguar.

Por si ndodhi ngjarja?
Dy familjet kishin një konflikt të hershëm mes tyre, pasi  Hilë Simoni ishte përplasur më parë me burrin e 54-vjeçares. Dy familjet i kanë kanë banesat shumë afër në lagjen Kërtollaj të njësisë Guri Zi.

Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 Katrina Hila ka treguar se teksa po shkonte në kishën e fshatit komshiu i i ka dalë përpara dhe e ka rrahur dhe më pas e ka vënë nën gomat e makinës. Policia e ka gjetur 54 vjeçaren nën gomat e makinës së Hilë Simonit.

Por Hilë Simoni ka dhënë një tjetër version të ngjarjes. Ai është shprehur se  54 vjeçarja i kishte dalë para me një levë hekuri për ta vrarë dhe në atë moment nga frika e “kam zënë me makinë” tha ai. Policia vijon hetimin për zbardhjen e plotë të këtij konflikti mes komshinjve./ db/ Abcnews.al