Detaje nga ngjarja në Shkodër, i plagosuri eci 50 metra duke lënë gjurmë gjaku në rrugë

schedule09:30 - 4 Qershor, 2020

schedule 09:30 - 4 Qershor, 2020

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur orët e para të së enjtes në Shkodër. Abc News mëson se në Serreq të Shkodrës është plagosur 27-vjeçari Vasel Koçeku.

Koçeku është plagosur rreth orës 03.30 të mëngjesit tek lagja “Vasil Shanto”, pas një konflikti për motive të dobëta. Për fat të mirë, Koçeku raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.

Duke raportuar nga vendi i ngjarjes, gazetari Simon Shkreli thotë se fillimisht mes dy personave ka pasur një përleshje fizike dhe më pas situata ka përshkallëzuar me përdorimin e armëve.

Siç shihet edhe nga gjurmët e gjakut në rrugë, 27-vjeçari ka ecur rreth 50 metra derisa është bërë i mundur transporti drejt spitalit. Po ashtu, gazetari raporton se para se të futej në sallën e operacionit, Koçeku ka treguar se kush ishte autori i plagosjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Më datë 04.06.2020, ora 03:10, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, tek ish-kryqëzimi i degës, pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, shtetasi V. K., 27, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin Rajonal Shkodër.

Fale reagimit të shpejtë të forcave të Policisë është bërë identifikimi i autorit dhe po punohet për kapjen e tij. Nuk jepen të dhëna të tjera, për shkak të hetimeve.

Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!