Sherr në një restorant në Vlorë/ Italiani dhe e bija konfliktohen me stafin, dyshohet për armë në makinë

schedule13:50 - 20 Qershor, 2024

schedule 13:50 - 20 Qershor, 2024

Forcat Operacionale dhe ato “Shqiponja” në Vlorë kanë ndaluar një automjet me targa të huaja në zonën e Skelës. Mësohet se në ndihmë të tyre janë vendosur edhe Forca të Policise së Vlorës.

Ndërsa, nga informacionet e para mësohet se gjithçka ka ardhur pas një grindje në një restorant. Një shtetas italian bashkë me vajzën e tij janë konfliktuar me një pjesë të stafit.

Sakaq, raportohet se janë rikthyer sërish, teksa në polici është bërë një telefonatë për dyshime se ka pasur armë në automjet.

Policia ka shoqëruar një person dhe po merren deklaratat për shkakun e përplasjes fizike mes palëve në restorant./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!