Sherr në një lokal në Tropojë, 40 vjeçari plagos tre persona

schedule17:53 - 11 Korrik, 2024

schedule 17:53 - 11 Korrik, 2024

Një konflikt ka ndodhur mes disa personave në një lokal në fshatin Rajë të Fierzës. Një 40 vjeçar, pas një sherri për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta dhe të mprehtë tre persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:05, ndërsa tre të plagosurit janë dërguar në spital.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje./abcnews.al