Një 50 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në fshatin Qafëzez të Korçës. Policia lokale bën me dije se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, pas një grindjeje për motive të dobëta. Po punohet për arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.
“Më datë 18.07.2019, në fshatin Qafëzez, në ambjentet e një lokali, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi F.M, banues në Bekovë, dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasin F.Ç, 50 vjeç, banues në Qafëzez, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin intensiv të mjekëve. Shërbimet e Policisë, janë duke krehur zonën dhe po punojnë për kapjen e shtetasit F.M dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al