Një sherr ka ndodhur në Ksamil një ditë më parë. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Policie e Vlorës. Sipas policisë në pranga kanë rënë një 28-vjeçar, një shtetas 21 vjeç dhe një 40 vjeç dhe tjetri 18 vjeç.
ABC News mëson se nga policia e Sarandës është bërë arrestimi në flagrancë pas një konflikti i 28-vjeçarit Andon Musto dhe 21-vjeçarit Aleks Musto ga Delvina, të dy kushërinj, si dhe 40-vjeçarit Marius Nuredini dhe 18 vjeçarit Vasil Mehmeti nga Gjirokastra.
Ndërkohë theksohet se për motive të dobëta, kanë përplasur me njëri-tjetrin, 2 automjetet me të cilat qarkullonin dhe më pas janë konfliktuar fizikisht.
Gjatë kontrollit në automjetet e tyre, tip “Audi” dhe “Nissan”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy shufra hekuri dhe dy kaçavida.
Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.