Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sherr në kalçeto, plagoset me thikë i riu në Kamzë, policia arreston autorin pas disa minutash

schedule13:21 - 24 Mars, 2022

schedule 13:21 - 24 Mars, 2022

Një 26-vjeçar është plagosur me thikë në një kalçeto në Kamëz. Plagosja ka ndodhur pas një sherri mes të rinjve për lojën në kalçeto.

Fill pas plagosjes, i riu është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të autorit, i cili është identifikuar dhe arrestuar disa minuta më vonë. Bëhet fjalë për një 17-vjeçar i cili ka goditur disa herë me thikë 26-vjeçarin.



Paraprakisht mësohet se i riu ka dëmtime të mëdha në trup.

Njoftimi i policisë

Kamzë

Goditi me mjet prerës një shtetas, vihet në pranga një 17-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. C., 17 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në një kalçeto në Kamzë, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Sh. A., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!