Një sherr ka ndodhur mes dy të rinjve në fshatin Bedat, në Divjakë. Sipas Policisë, dyshohet se gjithçka ka nisur pas një debati për motive të dobëta dhe ka derivuar deri te dhuna me sende të forta. Si pasojë, 21-vjeçcari ka goditur 31-vjeçarin dhe më pas ka qëlluar me armë gjahu në ajër.
“Po nga këta specialistë, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi, 21-vjeçar, pasi në fshatin Bedat, Divjakë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin 31-vjeçar, si dhe ka qëlluar me armë gjahu, në ajër. Vijon puna për kapjen e 21-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./abcnews.al