Një 23 vjeçar është plagosur me kaçavidë në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtjes në zonën e Saukut pas një konflikti mes të rinjve.
Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes të rinjve pranë një hoteli, në Sauk ku persona të paidentifikuar kanë goditur me kaçavidë në shpatull të riun me iniciale D.B.
Ndër të tjera mësohet se i riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. /abcnews.al