Një sherr mes të rinjve në Pogradec ka përfunduar me një të plagosur.
Policia bën me dije se rreth orës 19:20, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim shtetasi K. C., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në lagjen nr. 3, Pogradec, nga shtetasi B. V., 21 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta mes tyre.
Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi B. V., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ndërsa shtetasi K. C., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Abcnews.al/